E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati Ministria qarkore rajonale kunder librit Kurban

Reagon kryediploamti Haxhinasto Nuk eshte e vertete

Kryetari i Komisionit te Integrimit Ditmir Bushati ka akuzuar mMinistrine e Jashtme per nxjerrjen e disa qarkoreve madje dhe per librin e kreut te opozites Edi Rama. Me keqardhje konstatoj se edhe nga kjo qe qarkulloni ka nje lum qarkoresh ne sherbimin diplomatik qe per fat te mire kane rene ne duar te njerezve qe merren indirekt e kam fjalen jo vetem per qarkoren per 21 janarin per 8 majin te cilat qe te dyja u rrezuan si nga raporti i KE-se ashtu edhe nga FBI. Po e shoh me shume shqetesimet qe vijne per qarkoren e sekretarit te Pergjithshem te KIE per rolin e KE si paragjykues ndaj Shqiperise dhe favorizues ndaj vendeve te tjera te rajonit. E kam fjalen duke marre fjalen per qarkoren qe keni bere edhe per librin Kurban te liderit te opozites dhe te vizites se tij ne rajon deklaroi Bushati. Kryediplomati Edmond Haxhinasto i cilesoi fillimisht si te paverteta keto qarkore dhe i kerkoi qe ta bente publike. Kryekomisioneri Bushati ka shtuar se mbase ju nuk jeni ne dijeni zoti minister. Kam frike se per te tre problemet jane zonjat e Berishes qe i keni ne funksionet kryesore ne MPJ ndoshta ju sjeni informuar pro i kam pare me shume keqardhje kur kane mberritur ne duart e diplomateve. Qarkorja tjeter e Ministrise se Jashtme ka qene edhe ajo per 21 janarin. Ministria e Jashtme udhezonte ambasadoret duke permendur edhe emrat e disa prej lidereve te majte si Edi Rama Gramoz Ruci Skender Gjinushi dhe mjaft drejtues te larte te opozites. Ne qarkore theksohet se nga hetimet paraprake rezulton se brenda territorit te Kryeministrise jane gjetur plumba cka deshmon se ne drejtim te godines se Kryeministrise jane perdorur arme zjarri nga protestuesit. Sipas Ministrise se Jashtme pjesemarresit ne demonstraten e opozites ishin te paguar nga vete organizuesit per te kryer akte te tilla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›