E Diel, 1 Nëntor 2026

Emerimet ne ambasada. Nepotizem me familjaret e 17 deputeteve

Akuza e opozites. Debate te ashpra ne Komisionin e Jashtem

Emerimet nepotike ne Ministrine e Jashtme dhe ne sherbimin e jashtem diplomatik shkaktojne debate te ashpra mes deputeteve te mazhorances dhe te opozites. Debate te ashpra jane zhvilluar dje ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Integrimit ku i pranishem ka qene ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto. Deputetet e opozites kane ngritur pretendimet e emerimeve nepotike ne sherbimin diplomatik dhe ne zbehjen e rolit te MPJ-se. Deputeti i PS-se Marko Bello eshte shprehur i zhgenjyer per rolin e zbehte te MPJ-se ku sipas tij ministrja e Integrimit e ka eklipsuar ne proceset integruese. Deshtimet ekonomike financiare mungesa e reformave por ka edhe arsye qe lidhen direkt me ministrine qe drejtoni z. minister. Arsyeja qe ministri ka hyre ne ngerc dhe nuk funksionon ka te beje me nepotizmin dhe lidhjet farefisnore qe jo per fajin tuaj por per disa vite ka mberthyer MPJ ashtu si metastazat. E kane paralizuar dhe ju sjeni ne gjendje te perballoni ngarkesen se MPJ eshte kthyer ne nje qoshe per femijet e mamit babit per farefisnine. Nuk jam apriori kunder qe lidhjet e pushtetareve mund te kene edhe te drejten per te punuar por fakti qe gati 30 per qind e stafit te MPJ perbehet nga te tilla prurje mua me duket se e ktheni kete ministri ne vend te nje institucioni te rendesishem ne nje qoshe te rehatshme te pushtetit tha Marko Bello. Ministri i ka cilesuar si te pasakta shifrat e dhena nga opozita. Por deputeti i PS-se Taulant Balla ka deklaruar se jane 17 deputete ne konflikt interesi me emerimet e bera ne Ministrine e Jashtme.

Une kam ketu dhe te gjitha lidhjet nepotike ne Ministrine e Jashtme. Thate se do te legalizoni ndertimet pa leje ne diplomaci me nje ligj. Ai ligj nuk mund te kaloje ne Kuvend sepse 17 deputete kane konflikt interesi. Tregoni zoti minister kriteret mbi te cilat eshte pranuar ne sherbimin diplomatik dhendri i Jozefina Topallit dhe une te pranoj qe te votoj per projektligjin qe ti mund te sjellesh per te legalizuar keto ndertime pa leje ne diplomaci. Neni i pare i ketij ligji nuk lejon qe asnje deputet asnje minister asnje kryetar Parlamenti asnje kryeminister te mos kete familjaret e tij ne sherbimin diplomatik tha Balla. Ministri i Jashtem ka nderhyre duke theksuar se koncepti juaj per reformen mbetet me emra te pervecem me lidhje dhe pa lidhje. Ne fakt nuk ka vetem perfaqesues te opozites ne sherbimin e jashtem por ka edhe perfaqesues te tjere por kjo nuk eshte e rendesishme pasi ata kane te gjithe te drejten se per shkollen qe kane bere kualifikimin e tyre te kene te drejten te punojne ne sherbimin e jashtem. Me pas ka nderhyre dhe deputetja e PD-se Rajmonda Bulku e cila e ka cilesuar normale emerimin e femijeve nese ata i plotesojne kriteret. Ajo replikoi me socialistin Balla i cili tha se ju nuk duhet te flisni pasi keni konflikt interesi pasi keni vajzen ne konsullaten shqiptare ne Selanik. Merre dhe shikoje CV e vajzes sime dhe te thuash faleminderit qe e kemi vene aty sepse jane shume te mire. Nuk ka asnje te keqe sepse nuk ka vjedhur as mashtruar e ben shume mire punen e saj tha Bulku. Shqetesimin per emerimet nepotike e ngriti dhe kryekomisioneri i Integrimit socialisti Ditmir Bushati. Kemi 22 drejtues ose ambasadash ose konsullatash ne vendet e BE duke iu referuar te dhenave te MPJ 14 jane politike 8 brenda sistemit. Kam edhe ata qe jane shperblyer per traktatin e deteve ka nga ata qe jane shperblyer me bonuse. Ju e dini por per shkak te pafuqise nuk keni cfare te beni. Para se te behet ligji duhet te respektohet ekzistuesi qe nuk eshte respektuar. Vetem 20 per qind e ambasadoreve mund te jene emertesa politike dhe jo sic po ndodh. do njeri qe eshte paguar ne sherbimin diplomatik jashte kuadrit ligjor do te duhet qe bashke me personat qe kane bere pagesat do te duhet te kthejne pagesat ne buxhetin e shtetit nje me nje. Ne ambasadat tona 50 personat qe jane ne Bruksel qe kane statusin e diplomatit jane emeruar kunder rregullave te shkeljeve ligjore theksoi Bushati.

Debatet

Marko Bello Ministri eshte kthyer ne nje qoshe per femijet e mamit babit per farefisnine e te gjithe atyre qe jane ne pushtet. Per faktin qe gati 30 per qind e stafit te ministrise qe ju drejtoni zoti minister perbehet nga te tille prurje mua me duket se kthen kete ministri jo vetem ne nje institucion te rendesishem te shtetit por edhe ne nje qoshe te rehatshme te pushtetit
Edmond Haxhinasto Nje here filluat duke thene se ka 30 diplomate qe nuk i fusim ne pune pastaj vazhduat me perqindjet qe 30 per qind jane emerime pa kriter. Jeni shume keq te informuar absolutisht nuk ekzistojne shifra te tilla qe ju i paraqisni ketu.
Taulant Balla Une kam ketu dhe te gjitha lidhjet nepotike ne Ministrine e Jashtme. Thate se do te legalizoni ndertimet pa leje ne diplomaci me nje ligj. Ai ligj nuk mund te kaloje ne Kuvend sepse 17 deputete kane konflikt interesi. Tregoni zoti minister kriteret mbi te cilat eshte pranuar ne sherbimin diplomatik dhendri i Jozefina Topallit dhe une te pranoj qe te votoj per projektligjin qe ti mund te sjellesh per te legalizuar keto ndertime pa leje ne diplomaci. Neni i pare i ketij ligji nuk lejon asnje deputet asnje minister asnje kryetar Parlamenti asnje kryeminister te mos kete familjaret e vet ne sherbimin diplomatik.
Edmond Haxhinasto Koncepti juaj per reformen mbetet me emrat te pervecem me lidhje dhe pa lidhje. Ne fakt nuk ka vetem perfaqesues te opozites ne sherbimin e jashtem por ka edhe perfaqesues te tjere por kjo nuk eshte e rendesishme pasi ata kane te gjithe te drejten se per shkollen qe kane bere kualifikimin e tyre te kene te drejten te punojne ne sherbimin e jashtem.
Rajmonda Bulku Po po kush i nxjerr i vret. Kush i nxori nuk i mbrojti. Ne rruge ishte vetem politika e opozites politikane dhe ata te shkrete qe i kishit marre nga rrethet ne Tirane per disa para. Kjo eshte nje fatkeqesi e madhe per ata njerez dhe ata familjare por padyshim qe eshte politika me e eger dhe me e keqe qe ka bere nje opozite ne Shqiperi per veten per integrimin per shqiptaret. Nuk di shifrat e punonjesve ne Ministrine e Jashtme besoj me shume te ju dhe jo te genjeshtrat e opozites.
Taulant Balla shte konflikt interesi. Flet keshtu se vajza jote eshte ne konsullaten e Selanikut dhe eshte nje emerim ne konflikt interesi.
Rajmonda Bulku Merre dhe shikoje CV e vajzes sime dhe te thuash faleminderit qe e kemi vene aty sepse jane shume te mire. Nuk ka asnje te keqe sepse nuk ka vjedhur as mashtruar e ben shume mire punen e saj.
Ditmir Bushati do njeri qe eshte paguar ne sherbimin diplomatik jashte kuadrit ligjor do te duhet qe bashke me personat qe kane bere pagesat do te duhet te kthejne pagesat ne buxhetin e shtetit nje me nje.
Sherefedin Shehu Po si ske turp qe flisni keshtu ky eshte antintegrim kaq i papergjegjshem je.
Ditmir Bushati Ruajeni qetesine se ke edhe deren...
Sherefedin Shehu Mua te me nxjerresh ti. Kujt ia tregon deren ti
Ditmir Bushati Po ta tegoj me autoritetin qe me jepet si kryetar i komisionit. Kush ka konflikt interesi nuk mund te flase. do njeri qe eshte paguar ne sherbimin diplomatik jashte kuadrit ligjor ne fuqi do te duhet bashke me persona te tjere qe kane bere pagesat tia kthejne djersen qytetareve shqiptare ne buxhetin e shtetit aq me teper ne keto kohe krize qe jetojme nje me nje.
Ne ambasadat tona 50 personat qe jane ne Bruksel qe kane statusin e diplomatit jane emeruar kunder rregullave te shkeljeve ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›