Çabej: Kodi i punës, gjobat nuk janë në standartet e duhura
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, gjatë një konference me temë “Mbrojtja e të dhënave personale dhe kodi i punës” trajtoi me bizneset, problemet më të ndryshme që kanë të bëjnë më mbrojtjen e të dhënave personale.
Sipas Komisioneres për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Flora Çabej, masat ligjore dhe gjobat në rast të shkeljeve nuk janë në standartet e duhura.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale është miratuar në vitin 1999, ndërkohë që ligji i ri ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2008.