E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres del nga shinat lokomotiva dhe dy vagonet me pasagjere

DURRES - Nje incident mbi shina eshte regjistruar ne linjen hekurudhore Tirane-Durres. Treni i pasagjereve te kesaj linje ka dale jashte shinave duke shkaktuar panik tek udhetaret te cilet pervecse te tronditur kane shpetuar pa u lenduar. Treni me shtate vagone i nisur nga Tirana ndodhej prane stacionit hekurudhor te Durresit kur ndodhi dalja e dy prej vagoneve dhe lokomotives. Drejtues te Hekurudhes Shqiptare ne Durres pranuan se ne vagon ka pasur udhetare por pa saktesuar numrin e tyre. Sipas tyre asnjeri prej pasagjereve nuk eshte demtuar. Nderkohe burime nga vendi i ngjarjes thane se ne tren ndodheshin rreth 80 pasagjere. Paraprakisht mendohet se incidenti ndodhi per shkak te kalbjes se traversave te drurit te cilat nuk jane zevendesuar me traversa betoni ne kete pjese te linjes. Gjithsesi pervec amortizimit te linjes hekurudhore dyshohet se mund te kete qene dhe nje lidhje e parealizuar mire mes vagoneve te trenit. Keto jane dy shkaqet e mundshme te incidentit qe shkaktoi panik mes pasagjereve te trenit. Nderkohe kjo ngjarje e ka shtuar edhe me shume pasigurine e transportit mbi linjat e hekurta transport ky qe konsiderohet nga me te sigurtet dhe ekologjiket ne vend. I gjithe rrjeti infrastrukturor eshte ne gjendjen me te keqe te mundshme. Hekurudha e linjes Durres-Tirane e cila ze edhe volumin me te madh te punes prej kohesh ndodhet ne gjendje te mjerueshme pasi ne te gjithe gjatesine infrastruktura eshte thuajse teresisht e amortizuar.                                           l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›