PBDNJ: Vjedhja e kishës 400-vjeçare në Voskopojë, krim që duhet dënuar
TIRANE-PBDNJ shprehu sot indinjatën dhe dënoi me forcë dhunimin dhe vjedhjen e objekteve me vlerë të kishës së “Shën Gjergjit” në fshatin Shipske, Voskopojë.
Ky subjekt politik konstatoi se në mënyrë të përsëritur në vendin tonë po grabiten e dëmtohen kishat dhe kultet e tjera fetare, duke rrezikuar seriozisht jo vetëm funksionimin si kult të besimit ortodoks, por dhe përdhosjen dhe zhdukjen e vlerave të pazëvendesueshme etno-kulturore.
“Në këto kushte protestojme me forcë për këto akte dhune dhe në të njëtën kohë kërkojmë solidaritetin e të gjithë qytetarisë korçare dhe institucioneve të shtetit për ta dënuar këtë akt, si dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhen sa më shpejt ngjarjet duke vënë para drejtësisë fajtorët”.
PBDNJ thekson se do të ndërmarre iniciativën dhe nismën për të përmisuar kushtet për ruajtjen e të gjitha kulteve fetare si dhe për të forcuar kuadrin ligjor në mbrojtje të institucioneve fetare.
“Ju bëjmë thirrje forcave të tjera politike të ndërpresin për disa çaste fushatat elektorale dhe të bashkohen me ne, në shenjë respekti për besimet fetare dhe atmosferen e bashkëjetesës së shkëlqyer fetare në rajonin tonë. Çdo tunel i hapur, çdo rrugë, shkollë etj, nuk do të sjellin asnjëherë dritë në qoftë se nuk do të dënojmë ata që me dorën e tyre duan të na heqin dritën e besimit te zoti”, citon njoftimi për shtyp i PBDNJ.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Voskopojë, grabitet për herë të katërt kisha e “Shën Gjergjit”