E Shtunë, 31 Tetor 2026

arter special ne Egjipt per evakuimin e 100 shqiptareve

20 oficere policie ndodheshin ne Kajro per trajnim. Ne bordin e avionit edhe trupi yne diplomatik

Situata me e fundit kaotike nga protestat masive ne kryeqytetin egjiptian Kajro si dhe ne qytete te tjera per permbysjen e qeverise ka detyruar zyrtaret e larte te Ministrise sone te Brendshme te terheqin nga ky vend te gjithe shtetasit shqiptare. Rreth 100 nga bashkekombasit tane te ndodhur ne Egjipt pritej te mberrinin pasditen e djeshme ne Rinas me ane te nje carteri te nisur enkas per transportimin e tyre. Ne avionin e pare carter te nisur nga Kajro rreth ores 18.00 te pasdites dhe qe pritej te mberrinte ne Rinas rreth ores 20 e 30 minuta ndodhej edhe trupi yne diplomatik ambasadori Nuri Domi se bashku me dhe 20 oficere policie qe po trajnoheshin ne Egjipt si dhe biznesmene studente apo qytetare te tjere qe ndodheshin ne kete vend per arsye te ndryshme.

Me ane te nje deklarate per shtyp dhene nje dite me pare nga Ministria e Brendshme ky dikaster ka sqaruar se per te shmangur cdo lloj rreziku qe mund te paraqiten nga nje tensionim i metejshem i situates ne Egjipt Ministria e Brendshme ka vendosur evakuimin e menjehershem me ane te nje avioni te posacem te 20 oficereve te Policise se Shtetit si dhe do tu mundesoje evakuimin diten e sotme dje rreth 80 qytetareve shqiptare qe ndodhen aty.

Ne njoftimin e saj Ministria e Brendshme ka bere me dije se ka ndjekur me vemendje situaten e krijuar ditet e fundit ne Egjipt per shkak te zhvillimit te protestave ne disa nga qytetet kryesore te ketij vendi. Nderkohe qe 20 oficere te Policise se Shtetit ndodheshin deri me dje aktualisht ne Egjipt per te kryer nje trajnim ne kuader te programeve te trajnimit qe zhvillohen rregullisht nga Policia ne kete vend. Gjithashtu ne vendin arab ndodhej edhe nje numer i konsiderueshem qytetaresh shqiptare per arsye te ndryshme biznesi turizmi etj.

Te dhena zyrtare nga Ministria e Brendshme kane bere te ditur gjithashtu se udhetimi i ketyre personave nga Kajro ne Tirane do te kryhet me nje avion te posacem i cili do te mberrinte ne aeroportin Nene Tereza ne mbremje.

Ambasadori Domi

Shtetasit shqiptare kerkuan te ktheheshin ne Shqiperi

Te gjithe shtetasit shqiptare te ndodhur ne shtetin egjiptian gjate ketyre diteve te trazirave kane kerkuar te kthehen ne vendin e tyre. Nje fakt i tille eshte pohuar nje dite me pare nga ambasadori yne ne Kajro Nuri Domi i cili ne nje linje telefonike per televizionin News 24 eshte shprehur Sot dje pritet qe rreth 100 shqiptare te kthehen ne Shqiperi. Sipas Domit bashkekombasit tane e kane konsideruar situaten ne Egjipt te rrezikshme per jeten. Shtetasit shqiptare qe qendronin ne Egjipt per arsye te ndryshme kerkuan te kthehen ne Shqiperi dhe pritet qe kthimi te behet brenda pak oresh - ka thene ambasadori Domi. Me tej kreu i trupit tone diplomatik ne Egjipt ka shtuar se pritet qe edhe ne ditet ne vijim te kete kthime te tjera te shqiptareve qe qendrojne ne Egjipt per studime pune pushime apo arsye te tjera. Gjithashtu ambasadori Domi theksoi se qeveria shqiptare ka vene ne dispozicion dhe nje avion per kthimin e shtetasve te saj.

Ne Kajro

Demonstrata masive kerkohet doreheqja e Mubarakut

Rreth 100.000 demonstrues u mblodhen ne qendren e Kajros gjate mesdites se djeshme ku me altoparlante dhe pankarta ata kerkuan serish doreheqjen e kryetarit te shtetit Hosni Mubarak. Opozita kishte njoftuar se ne diten e tete te protestes do te mblidhte nje milion demonstrues nderkohe qe ushtria ishte e pranishme por nuk ka penguar protestat. Sipas njoftimeve ne media lidhjet telefonike me celulare dhe interneti vazhdojne te jete te prishura. Nje aleance e perbere nga shume grupe opozitare ne Egjipt kishte bere thirrje greve te pergjithshme dhe protesta masive ne mbare vendin. Zevendespresidenti i ri egjiptian Omar Suleiman premtoi dialog dhe reforme kushtetuese. Ai foli edhe per mundesine e perseritjes se zgjedhjeve parlamentare te nentorit ne rajonet e kontestuara. Sipas nje informacioni te televizionit arab Al Xhazira ne Egjipt eshte paralizuar pjeserisht transporti hekurudhor per te penguar ardhjen e demonstruesve. Sinjali i telefonise celulare eshte prishur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›