Çavez, shpresë për raporte më të mira me SHBA
Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, u shpreh dje se shpreson në rinisjen nga e para të raporteve me Shtetet e Bashkuara gjatë një samiti të këtij muaji të vendeve amerikane, pas thuajse një dekade fërkimesh të ashpra mes Karakasit e Uashingtonit. Aleatja majtiste e Venezuelës, Kuba, për muaj ka lëshuar sinjale afrimi me fqinjin e madh që me hyrjen në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të ri, Barak Obama. "Shpresoj që samiti në Trinidad e Tobago do të shërbejë për të nisur nga e para raportet mes dy vendeve tona", tha Çavez.