Piratët shtinë në dorë anijen gjermane
Një grup piratësh somalezë kanë shtënë në dorë një anije gjermane transporti 20 mijë tonësh. Mësohet se sulmi nga ana e piratëve u ndërmor të shtunën rreth 400 milje detare larg nga Porti somalez Kismajo. Mendohet se në anije, në çastin e sulmit gjendeshin 24 vetë. Autoritetet po mundohen të verifikojnë emrin e anijes dhe pjesëtarët e ekuipazhit. Gjatë muajve të fundit, pirateria në brigjet e Somalisë është kthyer në një fenomen problematik, duke qenë se dhjetëra mjete lundruese janë bërë pre e sulmeve të tyre.