E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata çliron nga dënimi Hidën, “vrasësin me pagesë”

02/03/2010 Kanë kaluar afatet e hetimit

TIRANË – Gjykata ka çliruar nga dënimi me 10 vjet burg, Flamur Hidën, i njohur ndryshe si Lenci i Yzberishtit. Këtë dënim gjykata ia kishte dhënë Hidës si një nga personat e dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefani Rosi në vitin 1998. Mbi Hidën rëndojnë edhe disa akuza të tjera të kryera gjatë kohës që ishte shpallur person në kërkim. Ndërsa dje gjykata ka shqyrtuar kërkesën e avokatit Genc Gjokutaj, i cili e deklaroi të parashkruar veprën penale. Sipas Gjokutaj, vepra është kryer në vitin 1998. Ndërkohë që Hida është arrestuar në vitin 2009, pra 11 vjet nga kryerja e veprës penale. Avokati doli në përfundimin se një person nuk mund të hetohet dhe gjykohet dhjetë vjet, pasi ka kaluar kryerja e veprës penale dhe ai është shpallur në kërkim. Pas kësaj gjykata ka shuar dënimin me 10 vjet burg duke i lanë në fuqi vetëm armëmbajtjet pa leje që iu kapën ditën arrestimit në maj të vitit 2009.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›