E Shtunë, 31 Tetor 2026

çaj i gjelbër mbron dhëmbët

TOKIO-Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se vetëm një lugë çaji i gjelbër në ditë mund të ulë rrezikun e prishjes së dhëmbëve deri në 20%.

çaji i gjelbër ka në përbërje antioksiduesit e quajtur katekina, të cilët janë përgjegjës për efektet pozitive në shëndet. Këto antioksidues të fuqishëm, mund të frenojnë zhvillimin e baktereve veprimi i dëmshëm i të cilave shkakton paraqitjen e paradentozës.

çaji i gjelbër ndikon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundja Alzheimer, kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, si dhe ndihmon në kontrollimin e peshës trupore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›