E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Athina kërkon këstin e parë, 20 mld euro

ATHINë- Qeveria greke synon t'i kërkojë sot Bashkimit Evropian (BE) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) këstin e parë me 20 miliardë euro të borxhit me 110 miliardë euro gjithsej që vendet e Eurozonës kanë vënë në dispozicion të Greqisë për një periudhë trevjeçare.
Një burim i Ministrisë greke të Financave deklaroi sot se do t'i dërgohet një letër Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe FMN-së me të cilën do të kërkohet aktivizimi i mekanizmit të ndihmës.
Dhënia e këstit të parë, që parashikon lëvrimin e 14.5 miliardë eurove nga BE-ja dhe 5.5 nga FMN-ja, "duhet të jetë i menjëhershëm, ndoshta brenda ditës", shtoi burimi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›