E Shtunë, 31 Tetor 2026

çelet ekspozita e piktorit Pashk Përvathi

Në Galerinë kombëtare të arteve u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspoziës personale të piktorit të njohur Pashk Përvathi. Gjinitë që zë vendi kryesor janë peizazhe, por edhe portrete dhe natyra të qeta. Këto subjekte që janë me pamje qytetesh, pamje detare, pastorale dhe mjediseve natyrore shqiptare dhe gjendjeve natyrore njerëzore, tregojnë rreth besnikerisw së disa cilësive tejet karakteristike të piktorit. Vendin kryesor në ekspozitë, e zënë punimet nga Korça, të cila zë 25 piktura.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha i cili gjatë fjalës së tij, e falenderoi dhe i shprehu urimet më të mirë piktorit Përvathi.
Ekspozita përmban rreth 70 piktura, të cilat piktori i ka bërë përgjatë viteve 2007-2009. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për artëdashëstit deri më 29 qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›