E Diel, 1 Nëntor 2026

Sotiri, përballje me frikën

Konkursi i fotografisë

“Përballja me frikën”, kështu është titulluar edicioni i tretë i “Sotirit”, konkursi ndërkombëtar për fotografë të rinj. Në kujdesin e kuratores Paola Muhr, konkursi, i cili organizohet nga qendra kulturore “Lindart & Anima” dhe Bashkia Korçë do të çelet më 12 qershor në galerinë “Guri Madhi” dhe qendrën kulturore “Vangjush Mio”. Aktiviteti mban emrin e fotografit korçar Kristaq Sotiri (1883-1970), i cili u formua si fotograf në studion “Steckel” në SHBA. Ai mësoi atje jo vetëm bazat e fotografisë dhe teknikës së portretit, por u njoh edhe me pikturimin, mjaft në modë në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX. Sipas Fransua Sheval, drejtor i muzeut “Nisefor Nieps” në Francë, Sotiri ishte mjeshtër në kapjen e çastit të duhur dhe në kompozimin inteligjent të ngjarjeve dhe portreteve të njerëzve të qytetit të tij, që ai i njihte mirë.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›