E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vau i Dejës, vetëvaret 24 vjeçari


Një 24 vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës. Gjovalin Hila u gjet i vetëvaruar pranë rrugës nacionale Shkodër-Vau i Dejës. Trupi i tij u gjet nga kalimtarë të rastit të cilët njoftuan forcat e policisë që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Policia ka marrë në pyetje kalimtarët që gjetën trupin e 24 vjeçarit dhe familjarët e tij për arsyet që mund të kenë çuar të riun drejt vetëvrasjes.
Sipas hetimeve të para mendohet se shkak për vetëvarje të ketë qenë depresioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›