Dekorohet koreografi veteran Dedin Suli
Në ambjentet e ministrisë së kulturës u organizua ceremonia e dekorimit me urdhërin "Naim Frashëri i Artë" koreografit veteran Dedin Suli. Mes miqve kolegëve dhe të ftuarit, koreografi Suli tërhoqi çmimin e akorduar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi.
Në fjalën e tij drejtori i teatrit kombëtar të operas dhe baletit, Zhani Ciko vlerësoi punën në vite të Denin Sulit.
Aktiviteti artistik i Dedin Sulit fillon me baletin "Shatërvani" i Bachesajit, 1951 për të vazhduar me "Esmeralda", "Kujdesi i kotë", "Romeo dhe Xhulieta", "Lola" etj. Ai gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në disa opera dhe filma artistikë.