E Shtunë, 31 Tetor 2026

çështja Gërdeci,mungojnë avokatët, shtyhet seanca

është hera e parë që ish drejtori i Mejko Ylli Pinari, mbërrin në senacën gjyqësore të gjyqit të Gërdecit. Por përveç prezencës së tij nuk ka dëgjuar asnjë dëshmi që ishte planifikuar të dëgjoheshin në sencën e rradhës, shkak ka qenë shtyrja e gjyqit pasi mungonin avokatët e 4 të pandehurve. Kështu mosprzenca e mbrojtsve ka detyruar kryesusin e trupit gjykues të gjykatës së Tiranës Ritvan Hado ta shtyjë seancën për në fundjavë. Por nuk ka qenë i të njëjtim mendim avokati Maks Haxhia, i cili ka pohuar se duhet të vazhdojë seanca. Edhe pse gatishmëria e avokatëve ka qenë për vazhdimin e gjyqit, gjyqtari ka pohuar se nuk është e mundur zhvillimi i seancës. Ndërkohë në që ishin paraqitur tre dëshmitarë dëshmitë e të cilëve do të dëgjohen në seancnë tjetër. Në këtë gjyq janë të akuzuar, 29 perosna mes tyre civil dhe ushtarakë të ministrisë së mbrojtjes, dhe nga këta Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeçi, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli janë në masë sigurie arrest në burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›