Mourinho kritika Ancelottit për pikët e humbura

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka provuar edhe një herë të minimizojë punën e rivalit të tij të Chelseat, Carlo Ancelotti.
Pavarësisht se Chelsea është duke udhëhequr në Premier Ligë, Ancelotti nuk i ka bërë shumë mbresa Mourinhos, duke marrë parasysh sasinë e pikëve që ekipi i tij ka humbur këtë sezon.
" Premier Liga kurrë nuk është e lehtë, çdo ndeshje është e vështirë, por kur ekipi është i fuqishëm, i fuqishëm, i fuqishëm, nuk humb aq shumë ndeshje, aq shumë pikë", ka thënë Mourinho.