E Shtunë, 31 Tetor 2026

"çmendet" Portugalia, "tërmet" 7-ballësh K.Veriut &

Portugalia në 8-she, Koreja e Veriut jashtë. Ky është verdikti i fushës së blertë pas përballjes mes kombëtares europiane dhe asaj aziatike. Të kursyer në pjesën e parë, të shfrenuar në të dytën. Ishte kjo panorama e përfaqësueses së Karlos Keiroz, e cila u mjaftua me vetëm një gol në fraksionin e parë, të shënuar nga Raul Meireles në minutën e 29-të.

Pjesa e dytë ishte katastrofike për Korenë e Veriut, që mesa duket, kishte ardhur në Afrikën e Jugut vetëm për të bërë një paraqitje të mirë kundër Brazilit. Simao (53’), Hugo Almeida (56’), Tiago (60’, 89’), Liedson (81’) dhe Kristiano Ronaldo (88’) i dhanë suksesin Portugalisë, që siguron matematikisht kalimin e grupit.

Ndeshjen e tretë portugezët do ta luajnë përballë Brazilit, sfidë që do të përcaktojë edhe skuadrën që do të renditet në vendin e parë në grupin G. Kurse përballja mes Bregut të Fildishtë dhe Koresë së Veriut luhet sa për formalitet, pasi të dyja kombëtaret i kanë dhënë lamtumirën Kupës së Botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›