Prifti: Gënjen dhe shtrembëron përgjegjësitë e ligjit
Deklarimi i pasurisë së Ramës
Duke iu rikthyer deklaratës së pasurisë së Edi Ramës, Prifti shtroi edhe njëherë pyetjen për të gjithë shqiptarët, nëse e beson kush që kryetari i socialistëve është i pa shtëpi. Sipas Priftit, Edi Rama është komandanti i një ushtrie të tërë shpifësish dhe shkelësish të ligjit. “Nuk kam gënjyer dhe as do të gënjej ndonjëherë opinionin publik, institucionet shtetërore që merren me deklarimin e pasurive. Por, ata që gënjejnë, shtrembërojnë dhe shpifin janë Edi Rama dhe ushtarët e tij që ka nga mbrapa. Unë e them edhe njëherë, a ka ndonjë shqiptar të vetëm që beson se Edi Rama është i pastrehë? A ka ndonjë shqiptar të vetëm që beson se Edi Rama nuk ka shtëpi dhe jeton me nënën e tij? A ka ndonjë shqiptar të vetëm që mendon se pasuria e Edi Ramës është vetëm tre mijë euro? Të gjithë shqiptarët dinë ta kuptojnë atë që me sinqeritet dhe ndershmëri deklaron çdo gjë që ka dhe atë që me paligjshmëri fsheh të gjitha ato që i ka. Nuk është parim që kush bërtet më shumë ka të drejtë. Edi Rama nxjerr katër apo pesë vetë në ditë në katër- pesë konferenca të ndryshme shtypi për të shpifur ndaj meje. Nuk e ka monopolin e së vërtetës ai që bërtet më shumë. Monopolin e së vërtetës duhet ta kenë institucionet e këtij shteti dhe unë edhe njëherë e ftoj ILDKP të fillojë menjëherë hetimin dhe të tregojë të vërtetën në lidhje me pasurinë time”, tha Prifti.
...