Çdo ditë fitohet mbi dimrin
Kapërcehet situata e emergjencës në 1/3 e vendit, të mbuluar nga bora. Ministria e Brendshme njofton se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërkohë që komunikimi është vendosur me të gjitha qendrat e komunave, duke lehtësuar shpërndarjen e ndihmave. Përditë strukturat shtetërore si dhe pushteti vendor konfirmon kapacitetet e veta, duke fituar mbi një dimër të jashtëzakonshëm, por edhe mbi një kor kukuvajkash, që duan të dëgjojnë vetëm keq
Në një raportim për situatën në veri dhe verilindje të vendit, pas reshjeve të dendura të dëborës, Qeveria garanton qytetarët se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme. Strukturat e angazhuara për përballimin e situatës emergjente, kanë bërë të mundur rikthimin e normalitetit në disa prej akseve kryesore në qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër, të cilat rezultonin problematike që prej nisjes së reshjeve të dëborës në fillim të këtij muaji. Zotimi i qeverisë në ngritjen e Shtabit të Emergjencës dhe Komitetin Ndërministror, për përballimin e situatës dhe koordinimin e operacioneve të shpëtimit, dëshmoi efikasitetin e plotë përballë egërsisë së dimrit siberian. Sfida mbetet depërtimi në zonat e izoluara dhe furnizimi i banorëve me ushqime. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja aksi Kukës-Qafë Prushë është hapur pjesërisht, ndërsa Rruga e Kombit është lehtësisht e kalueshme, kurse Muhur-Arrëz i qarkullueshëm me zinxhirë, ndërsa janë për t’u hapur edhe 500 metra rrugë në Dardhë të Korçës. “Të gjitha akset rrugore të 5 njësive vendore (Bashkia Koplik, Komuna Qendër, Komuna Gruemirë, Komuna Shkrel dhe Komuna Kastrat) janë të zhbllokuara dhe qarkullohet lirshëm duke përfshirë rrugët nacionale dhe ato rurale si dhe vetë aksin rrugor Shkodër - Han i Hotit. Po e njëjta situatë ndodhet edhe në Komunën Kelmend ku akset rrugore Rapshë-Tamarë, Tamarë-Selcë dhe Tamarë-Vukël janë të kalueshme, ndërsa vazhdon të jetë i bllokuar segmenti Selcë-Vermosh. Në rrethin e Pukës rrugë nacionale të kalueshme me zinxhir janë akset: Shkodër – Pukë, Fushë Arrëz - Pukë, Pukë - Qafë Qelë, Kryqëzim Hadroj - Qafë Benë. Është bërë e mundur hapja e segmenteve Bardhet (Komuna Qafë Mali) - Lak Roshi, Bardhet - Orosh (segment i rrugës Bardhet - Iballë) dhe Lumbardh – Tuç. Rruga e Kombit është tërësisht e hapur në 4 korsitë, lëvizet pa vështirësi. E hapur pjesa më e madhe e segmentit Kukës – Bushtricë (mbeten 2 km deri në destinacion). I Hapur është segmenti Kukës – Shën Mëri deri në fshatin Dhesh. Segmenti Kukës – Krum – Q. Prush deri në afërsi të Kamit. Funksionon segmenti Qafë Morinë – Bajram Curri dhe segmenti Fierzë – Bajram Curri. Janë të komunikueshme qendrat e komunave: Topojan, Tërthore, Bicaj, Shtiqën, Kolsh, Malzi, Krumë, Ginaj, Fajzë, Golaj, Fierzë, Bujan, Margegaj, Tropojë fshat”- tha ai. Për qarkun Dibër, aksi nacional Tiranë – Burrel – Bulqiz – Peshkopi, është i hapur dhe qarkullohet lehtësisht nga automjetet. Përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm për akset Ura e Skurajve - Qafë Buall, Muhurr – komuna Arras. “Aksi nacional Tiranë – Burrel – Bulqiz – Peshkopi është i hapur dhe qarkullohet. Aksi nacional Peshkopi – Qafë Buall është i qarkullueshëm në dy kalime nga automjete të pajisura me zinxhirë. Aksi nacional Ura e Skurajve - Qafë Buall është i qarkullueshëm nga automjetet. Aksi nacional Qafë Buall – Krastë – Martanesh i kalueshëm nga automjetet me zinxhirë. Aksi rrugor Muhurr – komuna Arras është i qarkullueshëm nga automjetet të pajisura me zinxhirë. Vazhdon puna për çeljen e rrugës nga Kastrioti – Komuna Fushë Çidhën. Rruga është hapur deri në në fshatin Lakas. Është i kalueshëm segmenti rrugor Koben - deri në afërsi të fshatit Palaman. Në segmentin rrugor Kala e Dodës – Vleshë - Sllovë so po punohet dhe është hapur rruga deri në komunën Sllovë. Në komunën Luzni, rrethi Dibër. Është hapur rruga deri në fshatin Lishan i Epërm. Vazhdon puna për çeljet e rrugëve të brendshme të komunave Fushë Bulqizë, Krastë, Zerqan të rrethit të Bulqizës”. Në qarkun e Korçës, akset nacionale dhe rajonale janë të hapura si dhe të gjitha qendrat e komunave janë të hapura, me përjashtim të qendrës komunës Dardhë ku mbeten 500 metrat e fundit. Ndërkohë, forcat operacionale po vazhdojnë punën në asket rrugore si Qelëz, Iballë, Shllak, Dugagjin, aksi Tamar – Vermosh. Përsa u takon emergjencave shëndetësore, dje janë transportuar me helikopter 2 të sëmurë, një 65 vjeç dhe një fëmijë tre vjeç; një i sëmurë me probleme kardiake u transportua me helikopter nga zona e Vermoshit; nga komuna Blerim një grua shtatzënë mori ndihmën e parë shëndetësore dhe u transportua me helikopter drejt spitalit. “Është dhënë ndihma shëndetësore duke transportuar me helikopter 2 gra (njëra shtatzanë) nga komuna Kalis drejt spitalit rajonal dhe 1 fëmijë nga komuna Malzi drejt spitalit rajonal me transport rrugor. Janë dërguar ndihma ushqimore në bashkinë Bajram Curri, komunat Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë fshat”- tha zëdhënësi Konja.
Në komunën Fierzë ka zbarkuar një kontingjent mjekësh me medikamente shëndetësore, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve që kanë kërkuar ndihmën e menjëhershme shëndetësore. Lidhur me shpërndarjen e ndihmave ushqimore, Ministria e Brendshme njofton se në komunën Temal janë dërguar 3 ton ushqime nëpërmjet forcave të ushtrisë (miell, vaj, sheqer). Ndërkaq, helikopteri i FA fluturoi dje në fshatin Curraj i Epërm në komunën Lekbibaj, ku pretendohej nga disa media se ishin humbur 10 banorë dhe u kontaktua me të gjithë banorët e këtij fshati, të cilët gëzonin shëndet të plotë dhe u furnizuan me ushqime.
2 gra shtatzëna u transportuan dje me helikopter drejt spitalit Dibër dhe QSUT
Fshati Pregj-Komuna Lurë (Dibër) – Spital Dibër (grua dhe dy fëmijë)
Ostren i Vogël (Bulqizë) - Spital Dibër (Grua shtatzënë)
Fshati Kojavec (Bulqizë) - Spitali Dibër (Grua e sëmurë)
Fshati Lishaj i Epërm - Komuna Luzni (Dibër) - Spitali Dibër (grua shtatzënë
Spitali Dibër – QSUT (grua dhe dy fëmijë)