E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Erion Braçe hedh në letër planin për të përfituar politikisht nga bora e vitit të ardhshëm

17-02-2012 / Gazeta 55

Askush nuk e mor seriozisht pardje, planin e Erion Braçes, që lexoi në “komitetin e Emergjencave” të PS-së. Hë mo Erioni Braçe është, ai të cilit edhe Erion Veliaj po “ia fut këmbët në një këpucë”. Por kur marrëzia e Erion Braçes dje, zbriti edhe në sallën e Kuvendit, çështja u bë paksa serioze.
Serioziteti nuk qëndronte te mundësia e Erion Braçes, për ti treguar Erion Veliajt, se tani për tani ai është më shumë i faktorizuar, por serioziteti qëndronte te budallallëqet e Erion Braçes, me prezantimin e planit të tij në Parlament.
Minimalisht, pa qenë nevoja të kesh shumë njohur, në mënyrën e funksionimit të Parlamentit, po vajtën atje për diskutim, probleme të ndryshme, kanë kohën e tyre të diskutimit, miratimit dhe të hyrjes në fuqi. Me një llogari të thjeshtë, në qoftë se salla e parlamenti do të ishte mbushur dje nga 140 Erion Braçe, atëherë, plani i tij, të themi pas një muaji kishte marrë formë të plotë ligjore.
Po atëherë kujt i duhet ai plan?
Sigurisht ai plan i duhet, jo aq Erion Braçes se sa Edi Ramës..., por për vitin tjetër.
Deri në vitin tjetër, i cili korrespondon me vitin elektoral, të dy bashkë, ose edhe veç e veç, Edi Rama dhe Erion Braçe, duke u masturbuar, do të luten njëherazi, që të bjerë borë, kaq shumë sa edhe këtë vit..., me shpresën që ta konvertojnë në kapital politik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›