E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çdo gjë ndodh për një arsye

Uinston çërçill: “Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë vritesh veçse një herë”


Asgjë nuk ndodh pa shkak. Ose, gjithçka ndodh për një arsye. Në jetën e një vendi e të popullit të tij, ka pafundësisht ngjarje, por kryengjarjet janë pak dhe, të gjitha ato futen në histori, sepse arrihen me përpjekje titanike dhe u përkasin të gjithëve, që nga kreu i shtetit deri te qytetarët që do të lindin. Këto ngjarje, për vende të vogla si Shqipëria dhe për popuj të vegjël e të pambrojtur si shqiptarët, janë madhështore për të gjithë, sillen të prekshme për secilin, bëhen historike duke qenë përcaktuese. I pari është 22 marsi 1992. Atë ditë, sistemi komunist u fshi ligjërisht nga pushteti. Në Shqipëri u vendos sistemi demokratik dhe ekonomia e lirë e tregut. Në qeverisje erdhi e djathta. Asaj i priu Partia Demokratike dhe Presidenti Sali Berisha. Kjo nuk qe rastësi. Ajo ngjarje ndodhi për një arsye domethënëse: shumica e popullit, me votën e vet vendosi sistemin demokratik dhe qeverisjen e vendit ia besoi të djathtës. Të djathës i priu Partia Demokratike dhe Presidenti Sali Berisha. Kjo nuk ishte rastisi, por domosdoshmëri nga vota si arsye përcaktuese. I dyti është 29 qershori 1995. Atë ditë, më përpara se disa vende të tjera ish-komuniste, Shqipëria u pranua anëtare e Këshillit të Europës. Nëse rrëzimi i sistemit komunist dhe vendosja e demokracisë përbënin lëvizje politike të jashtëzakonshme, anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës ishte hapi i parë konkret i nisjes së procesit të gjatë të integrimit në Bashkimin Europian. Mjerisht, përpara se flamuri ynë kombëtar të ngrihej në zemër të Europës së Bashkuar - Strasburg, e majta e Shqipërisë u shpreh kundër, duke i përcjellë Europës kumtin që, të mos e hapte derën sepse këtu mollët ende nuk ishin bërë. Por, ajo që Shqipëria dhe shqiptarët e merituan me përpjekjet që kryen, ndodhi. Në pushtet ishte e djathta dhe asaj i priu Partia Demokratike dhe Presidenti Sali Brerisha, që ishin në pushtet me votën e shumicës së popullit. I treti është 4 prilli 2008. Atë ditë, në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria u pranua anëtare me të drejta të plota në NATO. Të qënit anëtarë i Aleancës së Atlantikut të Veriut, i një vendi të vogël në bashkësinë e ngushtë të elitës botërore demokratike, të zhvillimit dhe fuqisë politiko - ushtarake, ishte aq emocionues sa që, popuj të mëdhenj nuk arrijnë ta rrokin atë ndjesi të një populli të veçuar e të pambrojtur. E majta u mundua ta zbehë e t’i vëjë stërkëmbësha ngjarjes, por ajo që ndodhi, qe tjetërçka - pranimi e festimi qenë madhështore. Edhe kur Shqipëria u anëtarësua në NATO, në qeverisje ishte Partia Demokratike në koalicion me të djathtën e me kryeministër Sali Berishën, me votën e shumicës së popullit, pas tetë vitesh në opozitë. I katërti është mesdita e 27 majit 2010, kur Komisioni Europian njoftoi rekomandimin për heqjen e vizave, për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, në vendet e Bashkimit Europian. Nëse të tri ngjarjet e sipër cituara, vërtetë janë shumë të mëdha, por qytetari i zakonshëm i përjetoi ato përgjithshëm, si një e mirë e përbashkët, heqja e vizave për ta - një ëndërr e vjetër e vuajte e gjatë - është diçka thellësisht e rrokshme, nga i pari te më i mbrami, prova më e drejtpërdrejt e përfundimit të izolimit dhe ndalimit. Siç qenë tronditës vaporët e mbushur mizë lisi me emigrantë, që kacavireshin litarëve të vjetëruar e hekurave të ndryshkur, heqja e vizave është e kundërta e saj, se i bënë shqiptarët zotërinj në udhëtimin e tyre për kah shtëpia e përbashkët - Europa. Asnjë ngjajre nuk është pritur e përjetuar më me ankth se sa kjo, edhe për shkak të domosdoshmërisë së përmbushjes me patjetër të kushteve, edhe sepse në vitin më vendimtar të mbërritjes së kësaj dite të merituar, e majta kreu lëvizje politike penguese më të skajshme - bojkot të padëgjuar të Kuvendit dhe grevë urie për pushtet të parakohshëm, deri në minutin e fundit të marrjes së vendimit të shumëpritur. Pas njoftimit të madh, kryetari i socialistëve, Rama i dërgoi menjëherë letër Barrosos, por sipas urtësisë shqiptare, “trimëria pas luftës nuk vlen”. Kjo ngjarje e madhe ndodh kur në qeverisje është Partia Demokratike, në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe kryeministër Sali Berisha, me votën e shumicës së popullit. Duke parë kryerolin që ka luajtur e djathta, në këto ngjarje të mëdha, të merituara dhe të pavonuara, përballë të cilave politikanë të majtë kanë bërë edhe penguesin, të ndërmendet thënia e Uinston çërçill se, “Politka është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë vritesh veçse një herë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›