E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria kërkon nga Kuvendi ngritjen e Gjykatës Administrative

Mungesa e deputetëve të opozitës për 10 muaj me radhë, ka bërë që ky projektligj të qëndrojë në pritje të votave të ligjvënësve


Konfindustria, me cilësinë e institucionit nismëtar njofton, se së shpejti do të thërras për takim në një tryezë të përbashkët përfaqësues të të gjithë partive politike parlamentare, ekzekutivit si dhe ekspertë ndërkombëtare dhe vendore të fushës me qëllim përmirësimin e draftit të projekt ligjit të Gjykatës Administrative dhe nxitjen e miratimit të tij sa më të shpejtë. Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrias, tha se pas hyrjes së Parisë Socialiste në Kuvend, e cila qëndroi jashtë linjës parlamentare për 10 muaj me radhë, bën të mundur shqyrtimin e projektligjit, i cili kërkon shumicë të cilësuar votash. Konfindustria ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që drafti i projekt ligjit për Gjykatën Administrative, domosdoshmërisht duhet të merret përsëri në shqyrtim nga komisionet parlamentare, për të pasqyruar vërejtjet e opozitës si dhe grupeve të interesit me qëllim rritjen e cilësisë dhe efektivitetit gjatë zbatimit. Konfindustria, pas një shqyrtimi të hollësishëm dhe krahasimor profesional me kushtet e Shqipërisë dhe përvojën e vendeve të BE arsyeton, se është e nevojshme përmirësimi në disa pjesë të rëndësishme e draftit të projekt ligjit të Gjykatës Administrative të shoqëruar dhe me ndërhyrje të domosdoshme në ligje të tjera të legjislacionit në fuqi. Mbështetur në kërkesat në shtim nga ana e biznesit për shqyrtimin profesional, të shpejtë dhe të pavarur të çështjeve të përballjes me ekzekutivin, ndërtimi dhe fillimi sa më i shpejtë i punës së Gjykatës Administrative është kthyer domosdoshmëri, sidomos në kushtet e pasojave të krizës ekonomike globale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›