E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia mohon shkeljen e parimeve të BE-së

Bratislavë, 13 gusht – Komisioni Evropian ka vlerësuar se Sllovakia me vendimin që t’i mos huazojë Greqisë 817 milionë euro, ka shkelur parimin e solidaritetit, i cili vlen në BE.

Ligjvënësit sllovakë kanë refuzuar që Sllovakia të përfshihet në pakon e ndihmës për Greqinë në vlerë prej 110 miliardë euro, por kanë miratuar pjesëmarrjen në mekanizmin e garancioneve për vendet anëtare të BE-së, të cilat në të ardhmen do të përballeshin me probleme të njëjta si Greqia, transmetojnë mediet sllovake.

Shuma prej 817 milionë euro, që duhet ta paguajë Sllovakia, janë pjesë e pakos së ndihmës ndërkombëtare në vlerë prej 110 miliardë, një pjesë të së cilës Athina tashmë ka filluar ta përdorë.

Sipas zyrtarëve sllovakë, Bratislava nuk ka shkelur parimin e solidaritetit, pasi që çështja është nëse vendet më të varfra duhet të ndihmojnë ato të pasura, të cilat kanë humbur kontrollin ndaj borxhit të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›