E Shtunë, 31 Tetor 2026

ǒdo të thotë vdekja e numrit 2 të Al Kaedës për xhihadistët

03-09-2011 / Nga William McCants (Foreign Affairs)

Vdekja e Attiya-s tronditi al Kaedën – e cila ende nuk e ka marrë veten nga tronditja e humbjes së bin Ladenit – pikërisht kur ndihej më shumë nevoja e një strategu të rëndësishëm

Më 11 shtator lëvizja xhihadiste globale hovi mbi ndërgjegjen botërore, por një dekadë më vonë, pjesërisht falë Pranverës Arabe dhe asgjësimit të Osama bin Ladenit, tashmë është në krizë. Me rënien e diktatorëve të fundit në Lindjen e Mesme, al Kaeda mund të duket më  afër se kurrë synimit të vet për ndërtimin e shteteve islamike. Por revolucionet i kanë fuqizuar më shumë grupet rivale: parlamentarët islamistë, që janë të gatshëm të përdorin fletët e votimit dhe jo bombat.
Fundjavën e kaluar qeveria amerikane konfirmoi vdekjen e Abu Abd al-Rahman Atiyyat Allah, përndryshe i njohur si Atiyya. Edhe pse nuk ishte i mirënjohur në qarqet e xhihadit, Atiyya luajti një rol vendimtar për al Kaedën. Ai ishte një këshilltar i besuar dhe ndërmjetës për Osama bin Lade, si dhe një strateg sipas Ayman al-Zaëahirit, pasaardhësit të bin Ladenit.
Një zyrtar i CIA-s më tregoi që vdekja e Atiyya-s mund të rezultojë si më e rëndësishme se vdekja e Zaëahirit. Vdekja e Atiyya-s është një goditje e rëndë për al Kaedën; ajo tregon se sa me rrezik ishte realizuar kompromisi për dokumentet e gjetura në muajin maj, gjatë sulmit për asgjësimin e bin Ladenit.
Siç kam shkruar edhe në artikullin tim më të fundit te Foreign Affairs (“Sfida e al Kaedës” shtator/tetor 2011), kjo vjen në një kohë kur al Kaeda ende është e tronditur nga humbja e themeluesit të saj dhe me dëshpërim përpiqet të bëhet i përshtatshëm midis ndryshimeve që kanë përfshirë botën arabe. Atiyya ka qenë një nga ata pak liderë të al Kaedës me mjaft përvojë, me prakticitet dhe me durim në luftë kundra stuhive. Ajo që di publiku nga roli i Atiyya-s në organizatë është marrë nga informacione të dorës së dytë, pikërisht nga dokumenta të konfiskuara gjatë sulmit për bin Ladenin. Një dokument zbulon diskutimet midis bin Ladenit dhe Atiyya-s lidhur me mundësinë e një armëpushimi me Pakistanin. Një tjetër është një memo nga Atiyya adresuar bin Ladenit për kërkesën e al Kaedës për të emëruar Anëtar al-Awlakin si lider. Dokumente të tjera zbulojnë që bin Laden dhe Atiyya kanë eksploruar së bashku realizueshmërinë e sulmit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës pikërisht në 10 vjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit.
Pavarësisht dokumenteve, zyrtarët amerikanë kanë zbuluar se Atiyya ishte një prej stërvitësve të bombardimeve që nga 2008 deri më 2010.  Nganjëherë që nga mesi i viteve 2000, Bin Laden e caktonte Atiyya-n për ta përfaqësuar atë në Iran. Sipas Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Atiyya krijoi një rrjet furnizimi parash nga Lindja e Mesme për në Azinë e Jugut, nganjëherë edhe me marrëveshje të fshehtë me qeverinë e Iranit. Atiyya ishte aq shumë pragmatik, saqë përpiqej t’ia ndërkallte edhe patriotëve të tij.   Teksa po zinte vend mirë në organizatë, ai u bë strategu më i rëndësishëm për al Kaedën, shpesh i lëvdueshëm për durimin dhe maturinë në veprime.
Këtë maturi ai e zhvilloi edhe më pas udhëtimit për në Algjeri në vitet e hershme pas 1990, si i dërguari i bin Ladenit në Grupin e Armatosur Islamik, që zhvilloi një luftë civile kundër qeverisë algjeriane.
Gjatë këtij misioni, Atiyya dëshmoi masakrën e pakufizuar të xhihadit të zhvilluar pikërisht prej grupit të armatosur; fshatra të tëra të masakruara, mijëra qytetarë të vrarë. i burgosur nga Grupi i Armatosur Islamik se kritikoi dhunën ekstreme, Atiyya u largua nga Algjeria i bindur që çdo fitore taktike që kishin përjetuar xhihadistët me anë të gjakderdhjes në krahasim me dëmin, shkaktonte thjesht humbje të mbështetjes qytetare. Maturia e Atiyya-s e shfaqur ndaj dhunës së tepruar është ekspozuar gjatë kulmit të luftës në Irak, kur përpiqej të drejtonte al Kaedën Zarqawi, i cili kërkonte të krijohej një shtet islamik.
Në një letër të shkruar më 2005, Atiyya i drejtohej Zarqawit në emër të lidershipit qendror të al Kaedës, duke argumentuar që lideri i AQI duhej të shmangte armiqësimin e paarsyeshëm dhe dhunën me publikun iraken dhe në vend të kësaj të krijonte koalicione të gjera me liderët sunitë, duke përfshirë këtu edhe fetarët e moderuar.
Ashtu si Zawahiri në korrespodencën e tij me Zarqawin, Atiyya shprehej i shqetësuar që turbullirat e AQI të dobësonin pozitën publike dhe kësisoj të minonin përpjekjet për krijimin e një shteti islamik.
Edhe pse Atiyya mori drejtimin duke përkrahur themelimin e të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut më 2006.
Në një libër të botuar më 2008 për Hezbollahun, ai u përpoq të bindte audiencën e xhihadit që politika e jashtme e Iranit nuk është bazuar vetëm mbi fenë, por është gjithashtu mjaft pragmatist dhe oportunist.
Më 2010 në një broshurë të botuar, ai argumentonte se xhihadistët e rinj duhej të ishin më të matur ndaj shkishërimit sesa sunitët për teologjinë apo shkeljet legale, kështu që nuk duhej të armiqësoheshin me aleatët potencialë.
Së fundmi, në fillim të revoltave në Libi, Atiyya parashikoi që beteja e vërtetë do të ndodhte pas rënies së Gadafit dhe i bëri thirrje islamikëve të planifikonin krijimin e shtetit islamik. Një parashikim i tillë strategjik është gjë e rrallë për qarqet e al Kaedës. Kjo ia bën më të vështirë Zawahirit përpjekjet për të gjetur një zëvendësues për Atiyya-n, veçanërisht gjatë kësaj kohe krize për organizatën.
Vdekja e Atiyya-s mund ta bëjë Zaëahirin të mendojë se po i vjen radha atij tashmë. Në të vërtetë, po të ndodhte, Qendra e al Kaedës do të rrënohej dhe do të kishte shumë mundësi që të ndodhte ajo çka deklaroi sekretari e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Paneta se “Amerika është duke arritur disfatën strategjike për al Kaedën” që do të ndodhë më pas. Edhe nëse al Kaeda ia del të mbijetojë gjatë kësaj periudhe, humbja e Atiyya-s e ka lënë atë pa një plan strategjik dhe pa zërin e arsyes për të zhvilluar beteja të rëndësishme intelektuale dhe politike, të cilat organizata tashmë duhet të kryejë për të ruajtur ndikimin e vet.
Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›