Shkodranët, trafik droge me serbët, 4 në pranga
27/12/2011 Operacioni “Trio” shkatërron rrjetin e trafikut të narkotikëve. Kapen 20 në 6 shtete
TIRANË- Shprehja strikte se “krimi nuk njeh kufij” ishte dje më konkrete se kurrë, kur u shkatërrua grupi ballkanik që trafikonte drogë. Kësisoj, shqiptarët e Shkodrës kishin krijuar ortakëri me serbët për të organizuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Gjatë gjithë ditës së djeshme u zhvillua operacioni “TRIO”, aksion ky i përbashkët mes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë. Gjithçka nisi dje në mëngjes në veriperëndim të Nikshiqit, në Bosnjë, ku u konfiskuan 17 kg mariuhanë. Burimet zyrtare të policisë shqiptare thanë se në Shkodër u kapën 4 trafikantë, ndërsa zëdhënësja e policisë boshnjake Banja Lila Mirna Soja i tha radios kombëtare se përveç 16 arrestimeve të ditës së djeshme, janë shpallur në kërkim edhe disa anëtarë të tjerë të këtij grupi trafikantësh, të cilët e dërgonin mariuhanën në Evropë, duke e përdorur Ballkanin si pikë transiti. Në total numri i të arrestuarve shkon në rreth 20 persona, ndërsa hetimet ende vazhdojnë
Shkodranët “biznes” me serbët
Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesat e 12 shtetasve shqiptarë, ndërkohë që është marrë masa e arrestit për 4 shtetas shqiptarë. Në pranga ra Leonard Dushi, 41 vjeç, banues në Shkodër, në banesën e të cilit është gjetur e sekuestruar një sasi prej 30 gram bimë e dyshuar narkotike. Po ashtu u sekuestruan 6 aparate telefoni celular, 15 karta SIM, fatura për transferta bankare, 1 kompjuter lap top dhe 1 automjet “JEEP”. I kapuri tjetër është Agim Hasaj, 35 vjeç, banues në Stërbeq, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 475 gram bimë e dyshuar narkotike, si dhe 111 copë fishekë luftarak, dy krehra pistolete dhe 3 aparate telefonik celular. I treti është Leonard Sterkaj, 27 vjeç, banues në Dedaj, Malësi e Madhe në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 140 gram bimë e dyshuar narkotike, 1 makineri (aparat), e cila shërben për presimin dhe ambalazhimin me vakum të lëndës narkotike, 8 aparate telefonik celular dhe 2 automjete (Wolsvagen “Golf – 5” dhe “Pasat”). I fundit është Ervis Bici, 29 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 520 gram bimë e dyshuar narkotike, 103 copë fishekë luftarak, 3 aparate telefoni celular, 4 karta SIM, 2 aparate komunikimi në distancë, si dhe 1 automjet “Hamer”. Ndaj katër shtetasve të sipërcituar nga strukturat e Policisë së Shtetit është marrë masa e arrestit në flagrancë nën akuzën e kryerjes së veprave penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.