LDGSH tryeze diskutimi per rritjen e grave ne vendimmarrje
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë në bashkëpunim me fondacionet CIVITAS dhe Eduardo Frei organizuan në Tiranë, Pogradec dhe Fier, tryeza diskutimesh për rritjen e përfaqësimit të gruas në nisma vendimmarrëse si dhe aktivizimin e saj në fushatat zgjedhore.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare shprehu gatishmërinë për vendosjen e kuotës 30% të në Kodin Zgjedhor për përfaqësimine gruas. “Të gjitha ne jemi të bindura që me punën që kemi bërë, me programin politik që kemi, me ristrukturimin dhe me të gjitha përpjekjet e bëra se fundmi mund ta themi me bindje që ne si Lidhje Demokratike e Gruas, si partnere e Partisë Demokratike jemi të gatshme për vendosjen e kuotës prej 30% në Kodin Zgjedhor dhe mendoj që duke bashkuar zërat tanë, përpjekjet tona, do të bëhet e mundur që edhe në ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor të mbahet parasysh që në gratë meritojmë jo vetëm 30% të vendeve por edhe më shumë se kaq”-deklaroi Vokshi.
Ndërsa sekretari organizativ në Partinë dDmokratike Florian Xhuti tha se
“Ajo çka është më e rëndësishme është që te gjitha strukturat, që nga seksioni, pjesa drejtuese, grup seksioni, dega, këshilli kombëtar, kryesia, delegatët e Kuvendit, sekretariati, është një nën që përcakton në mënyrë të qartë e të prerë neë statutin e Partisë Demokratike, që përbërja duhet të ketë në trupën e vet, jo më pak se 30% gra. Ky është elementi tjetër që lidh LDGSH-në me Partinë Demokratike dhe forumet e veta”- deklaroi Florian Xhuti
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë po lobon që në kodin e ri zgjedhor të përcaktohet kuota prej 30% e përfaqësimit të grave në listat e kandidateve për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi, në takimet me kryesitë e LDGSH-se, theksoi se Kryetari i Partise Demokratike, njëkohësisht Kryeministër i vendit, z. Sali Berisha, ka vënë në fokus riorganizimin e Lidhjes Demokratike të Gruas, si forumi më aktiv në proceset zgjedhore, duke ndikuar dhe ne fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.