Mandati i Seserit Olli sugjeron te behet pjese e reformes zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë një mbledhje të posaçme për të trajtuar e vendosur mbi raportin e Kuvendit për të plotësuar vendin vakant pas dorëheqjes së deputetes socialiste Rudina Seseri. Raporti, i cili i hap rrugë dorëheqjes nga mandati i deputetit Gjon Bardhi, i cili aktualisht është në krye të Bashkisë së Fushë-Krujës dhe zëvendësimin e tij me kandidatin tjetër të listës së Partisë Socialiste, Edison Konomi pritet të marrë një votë unanime në KQZ.
Politika u përfshi në një debat të ashpër në lidhje me mandatin e opozitës. Lidershipi socialist akuzoi mazhorancën se po tentonte t’i vidhte mandatin e deputetit, ndërkohë që shumica parlamentare theksonte se nuk kishte asnjë dyshim se mandate i takon opozitës, por vendimmarrja duhet të merrej në rrugë kushtetuese dhe ligjore. Në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet, zoti Olli mendon se çështja duhet të bëhet pjesë e reformës zgjedhore.
Raporti i hartuar nga deputetët Viktor Gumi dhe Damian Gjiknuri, bazohet në nenin 71 pika dy e Kushtetutës dhe nenin 164 pika 1 dhe 2 e Kodit Zgjedhor. Këto nene kanë të bëjnë me raportet mes betimit dhe marrjes së mandatit, si edhe afateve të vendosura në Kod Zgjedhor. Në të dy këto nene janë të gjitha hapësirat për ta vlerësuar të rrëzuar mandatin e Gjon Bardhit si deputet. Raporti i drejtohet KQZ-së, për t’i dhënë mundësi kandidatit socialist, në listën shumëemërore Edison Konomit, të marrë mandatin e deputetit.