Marrëveshja bërthamore para dështimit?
Diplomatët e mbledhur në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për deklaratën përfundimtare rreth Paktit për mos-zgjerim të armëve bërthamore.
Takimi ka zgjatur një muaj dhe ka pasur si qëllim rishikimin e paktit të miratuar 40 vite më parë. Konferenca, që zhvillohet çdo pesë vjet, është ndjekur nga përfaqësues të 189 shteteve nënshkruese të marrëveshjes.
Mosmarrëveshjet qëndrojnë mes shteteve arabe dhe Iranit nga njëra anë dhe mbështetësve të Izraelit nga ana tjetër, lidhur me propozimin për mbajtjen e një konference në vitin 2012, që do të synojë krijimin e një zone pa armë kimike e biologjike në Lindjen e Mesme.
Vendet arabe dhe Irani kërkojnë që Izraeli të nënshkruajë Paktin për mos-zgjerim e armëve bërthamore përpara pjesëmarrjes në këtë konferencë.
Siç dihet, mendohet se Izraeli aktualisht është shteti i vetëm në Lindjen e Mesme, i cili posedon armatim bërthamor.
Një element tjetër kundërthënës në deklaratën përfundimtare është dhe kërkesa që pesë vendet me sasinë më të madhe të armëve bërthamore në botë, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA-ja, të caktojnë afate kohore për të shkatërruar potencialin e tyre bërthamor.