Aganistan, 6 fëmijë të vrarë nga shpërthimi i bombës
Të paktën gjashtë fëmijë dhe një i rritur u vranë kur një bombë e fshehur mes mbeturinave në provincën afgane të Uruzganit shpërtheu.
Sipas autoriteteve lokale, katër fëmijë të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi, pasi po luanin pranë vendit të ngjarjes.
Objektivi i vërtetë i ngjarjes është ende i paqartë. Ndërkohë, NATO ka njoftuar se pesë ushtarë të komandës janë vrarë në sulme të ndryshme në jug të Afganistanit.
“Gjashtë trupa u vranë nga një bombë e vendosur anës rrugës, ndërsa një i shtatë u vra gjatë një sulmi të rebelëve”, thuhet në një komunikatë zyrtare.
Shpërthimi i së premtes në Uruzgan është i treti brenda një jave ku kanë mbetur të vdekur fëmijë, raporton korrespondenti i BBC në Kabul, Bilal Sarëay.
Forcat e NATO-s luftojnë me talebanët dhe militantët e tjerë që kundërshtojnë qeverinë e mbështetur nga Perëndimi që prej vitit 2001 dhe duhet ta përfundojnë misionin në vitin 2014.