E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm vetëvrasës në Turqi, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Një polic ka mbetur i vrarë, ndërsa 7 persona të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi vetëvraasës në Turqi. Autoritetet turke bëjnë me dije se një sulmues vetëvrasës ka hedhur një granatë dore dhe pastaj hodhi veten në erë në hyrje të një stacioni policor në Stamboll të Turqisë, duke vrarë një polic dhe plagosur shtatë të tjerë.

Policia identifikoi sulmuesin si anëtar të Partisë së Frontit Revolucionar për Çlirimin e Popullit, i njohur me akronomin turk si DHKP-C, i cili ka marrë përgjegjësinë për një numër vrasjesh dhe shpërthimesh që nga viti 1970.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›