E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijera protestues ne Tunizi kerkojne doreheqjen e Qeverise

Të paktën 40 mijë persona, por më shumë se dyfishi sipas organizatorëve, kanë zbritur në rrugët e Tunizisë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga partia islamike Enahada.
Manifestimet në vend janë më të mëdhatë që nga revolucioni që coi në rrëzimin nga pushteti të presidentit Ben Ali.
Përfaqësuesit e sindikatave u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të protestojnë deri në realizimin e objektivit të manifestimeve.
Koalicioni opozitar ka nisur protestat e vazhdueshme që pas 25 korrikut, ditën e vrasjes së deputetit Mohamed Brahimi.
Disa orë para nisjes së protestës, presidenti i Asamblesë kombëtare kushtetuese kishte deklaruar ndërprerjen e punimeve të këtij organizmi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›