Heshtje për negociata të reja për emrin
Shkup - Kontesti për çështjen e emrit ditëve të fundit ka kaluar në heshtje dhe nuk janë dhënë sinjale për mundësinë e zhvillimit të ndonjë takimi të radhës midis palëve negociatore të Shkupit dhe Athinës.
Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, Metju Nimic nuk ka bërë të ditur se a do të zhvillohet ndonjë takim i radhës për çështjen e emrit gjatë muajve të ardhshëm. Informacione për mundësinë e zhvillimit të negociatave nuk japin edhe në Ministrinë e Jashtme, nga ku thuhet se deri tani janë në pritje të nismëtarit të negociatave që të dërgojë ftesa për fillimin e negociatave.
Një konfirmim i tillë është bërë edhe nga kryeministri Nikolla Gruevski i cili ka deklaruar se Maqedonia pret që ndërmjetësi Nimic të kumtojë vazhdimin e negociatave.
"Presim që ndërmjetësi Nimic të japë propozim për atë, supozoj se ai përgatit diçka dhe kur do të ketë diçka të përgatitur do t'i thërrasë negociatorët. Nuk mund të supozoj se do të përfundojnë këtë vit bisedimet, nuk varet vetëm nga ne, nëse kjo punë do të varej vetëm nga ana jonë, do tu jepja përgjigje më precize", ka theksuar kryeministri Gruevski.
Gruevski tha se negociatori i ri i Maqedonisë në bisedimet me Greqinë Zoran Jolevski është i përgatitur për raundin e ri të bisedimeve. Nga ana tjetër, Greqia nuk ka shfaqur asnjë interes për vazhdimin e negociatave për emrin, pas demostratave dhe trazirave studentore dhe sindikale antiqeveritare në këtë vend, pas vrasjes së një të riu grek nga policia greke në Athinë.
Gazeta e përditshme greke “Navtemboriki” në numrin e djeshëm ka theksuar se Qeveria greke e prirur nga kryeministri Kostas Karamanlis është e përkushtuar për rikonfigurimin dhe ndryshime në kabinetin qeveritar. Kabineti i ri i kryeministrit Karamanlis pritet që sot të bëjë betimin para Parlamentit, duke përcaktuar edhe prioritetet dhe sfidat e reja, pas trazirave që kapluan këtë vend. Edhe përkundër ndryshimeve të theksuara në kabinetin qeveritar grek, diplomatja Dora Bakojani do të ruajë postin e Ministres së Jashtme greke. (INA)