Sejdiu: Mbështetja e Gjermanisë për Kosovën, një shembull i veçantë
Prishtinë - “Gjermania është një model i posaçëm i mbështetjes së Kosovës në segmentet më të rëndësishme, të cilat afrojnë edhe më tej urat e bashkëpunimit në mes të dy shteteve. Bashkëpunimi në interes të të dyja palëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe miqësia në mes të Gjermanisë federale dhe Republikës së pavarur të Kosovës do të ngrihet në nivelin më të lartë”, theksoi presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas takimit që pati dje me Norbert Lammert, kryetar i Parlamentit Gjerman (Bundestag).
Po ashtu, Presidenti Sejdiu tha se Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, është e angazhuar që të përshpejtojë proceset e integrimit në instancat euroatlantike dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.
“Unë kam shprehur qasjet tona që ne kemi për të shpejtuar zhvillimin ekonomik të vendit tonë, i cili do të ndikojë në fuqizimin e brendshëm demokratik për të gjithë qytetarët. Në këtë kontekst, do të shprehim autoritetin tonë për të kapërcyer atë pjesë të tensioneve të vogla në disa pjesë ku jeton komuniteti serb, në mënyrë qe edhe ky komunitet të jetë i përfshirë në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu. Ai, gjithashtu, pohoi se ky vit do të sjellë njohje optimale të pavarësisë, të cilat do t’i mundësojnë vendit tonë qasje sa më të shpejtë në mekanizmat ndërkombëtarë.
Ndërsa kryeparlamentari gjerman, Lammert, tha se vendimi për angazhimin e trupave gjermane në Kosovë ishte pjesëmarrja e parë e trupave gjermane jashtë vendit që nga themelimi i Republikës Federale Gjermane, dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe për këtë ky angazhim ishte historik si për Gjermaninë, ashtu edhe për Kosovën.
“Vizita ime në Kosovë është shprehje e interesimit të Republikës së Gjermanisë për zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale në Kosovë, një vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”, theksoi Norbert Lammert, i cili gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do t’i vizitojë edhe trupave gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Më tej, Norbert theksoi se brenda një viti Kosovën e kanë njohur mbi 50 vende, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe se në këto njohje posaçërisht të vendeve të BE-së ka ndikuar edhe angazhimi i Gjermanisë. Ky angazhim do të vazhdojë për të siguruar njohjen edhe nga vende të mbetura të BE-së, por edhe jashtë Bashkimit Evropian.