E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia për Ballkanin në BE

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 16:30

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, ka paralajmëruar se vendi i tij dhe shtetet e tjera anëtare të Grupit të Vishegradit, do të përpiqen që vendeve të Ballkanit Perëndimor të mos u paraqiten pengesa plotësuese për anëtarësim në BE.

“Procesi i zgjerimit nuk duhet të ndalet me pranimin e Kroacisë, si anëtare e re. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si vende evropiane, kanë të drejtë të jenë anëtare të BE-së”, tha Shvarcenberg dhe shtoi se “kjo është çështje e kohës, e përgatitjeve, e plotësimit të kushteve, por duhet të luftohet që të mos të vihen kurrfarë pengesash të mëtejshme”.

Sipas kreut të diplomacisë çeke, ky është interes afatgjatë i Çekisë.

Prej muajit korrik, Çekia e merr presidencës e radhës së këtij grupi, ku gjenden edhe Sllovakia, Polonia dhe Hungaria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›