E Diel, 1 Nëntor 2026

Anglia dhe Franca ndalin njëra-tjetrën. Shevçanko 2, Ibrahimoviç 1, Ukraina kryeson grupin

FRANCE – ANGLI 1-1

UKRAINE – SUEDI 2-1

Grupi D
1. Ukraine 1 1 0 0 2:1 3   
2. France 1 0 1 0 1:1 1   
3. England 1 0 1 0 1:1 1   
4. Sweden 1 0 0 1 1:2 0

Franca ndonëse kalonte një moment pozitive nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 me Anglinë e trajnerit Roy Hodgson. Francezet nisin mirë ndeshjen duke qene diktues në lojë, por janë anglezët ata që e gjejnë golin e parë.  Minuta e 30-të, goditje dënimi që  ekzekutohet nga kapiteni Zherard,  dhe është Leskot, që me kokë shënon, 1-0 për Anglinë. Por epërsia angleze zgjat vetëm 9 minuta, pasi është Sami Nasri që me një veprim të bukur arrin të barazojë shifrat, 1-1 mbyllet pjesa e parë.  Pjesa e dytë vijon të mbetet e bukur e me raste për shënim, ku më të shumtat janë për Francën e Lorent Blank, por gjithçka mbyllet në barazim 1-1.

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 8-1
Gjuajtjet pranë porte: 6-3
Posedimi i Topit: 60% – 40%
Goditjet nga këndi: 11-4
Pozitat jashtë loje: 0-5
Ndërhyrjet e Palejuara: 9-7

Ndeshja e dytë në grupin D ishte ajo mes organizatorëve të Ukrainës dhe Suedisë, takim i cili përfundoi me fitoren 2-1 të ukrainasve. Nga mënyra se si u zhvillua ky takim  u konkretizua si një sfidë mes dy sulmuesve, Andrei Shevçenko dhe Zlatan Ibrahimoviç, i pari ish dhe i dyti ende sulmues i Milanit. Padyshim që kjo sfidë u fitua nga veterani ukrainas, që me dy golat e tij përmbysi golin e suedezit si dhe i dha tripikëshin Ukrainës. Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0. Pjesa e dytë nisi më mirë për suedezët që në minutën e 52-të shënojnë me Ibrahimoviç. Por tre minuta më pas Andrei Shevçanko tregoi se nuk e ka harruar zakonin dhe barazon shifrat në 1-1. Gjashtë minuta më vonë, në të 61-ën kapiteni ukrainas, Andrei Shevçanko shënon golin e dytë, duke i dhen fitoren Ukrainës. ME këtë tripikësh Ukraina kryeson Grupin D me 3 pikë, ndjekin Franca dhe Anglia me nga 1 dhe mbyll Suedia me 0 pikë.

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 4-6
Gjuajtjet pranë porte: 8-6
Posedimi i Topit: 55% – 45%
Goditjet nga këndi: 3-2
Pozitat jashtë loje: 2-1
Ndërhyrjet e Palejuara 13:19

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›