Çeku: Buxheti 2007, 876 milionë lekë abuzime nga administrata
Të dhënat për realizimin e buxhetit faktik për vitin 2007 kanë qenë shkak për debatin e zhvilluar dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Deputetët e opozitës kanë hedhur poshtë shifrat e publikuara nga Bode, pasi sipas tyre, një pjesë e mirë e objektivave të qeverisë s’janë realizuar gjatë vitit 2007. Ndërsa ministri i Financave, Bode, ka bërë publike shifra optimiste lidhur me realizimin e buxhetit faktik, ato duket se janë përligjur nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku. Sipas tij, një pjesë e mirë e fondeve të investimeve publike nuk kanë shkuar në destinacion, pasi kontrollet e KLSH-së kanë zbuluar se ato janë abuzuar nga administrata dhe disa zyrtarë të korruptuar. Madje, Çeku ofroi shifra konkrete të fondeve, të cilat rezultojnë se janë abuzuar nga administrata publike. Çeku u bëri me dije deputetëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave se vetëm gjatë vitit 2007 kontrollet e KLSH-së kanë nxjerrë në pah se shkeljet administrative i kanë shkaktuar buxhetit një dëm prej 876.2 milionë lekësh. Ky dëm kryesisht është shkaktuar në tenderat e financuara me fondet publike për investime në projekte të ndryshme, por kryesisht në infrastrukturë. Duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, 79% e borxhit vjen nga tatimet. KLSH vëren se në 63 % të tenderëve që janë zhvilluar në vitin 2007 janë konstatuar shkelje. Kryetari i KLSH-së ka veçuar një ndër problemet e hasura edhe borxhin tatimor dhe atë doganor, cili sipas tij vlerësohet shqetësues, i cili sipas të dhënave zyrtare, arrin në vlerën e 58.2 miliardë lekëve. Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode, ka vlerësuar se viti 2007 është karakterizuar me një stabilitet të qëndrueshëm makroekonomik, me gjithë krizën globale që shoqëroi tregjet botërore. Bode tha se realizimi i të ardhurave në 2007 është në masën 96 për qind. Por kanë qenë deputetët e opozitës që i kanë hedhur poshtë të dhënat e Bodes. Në oponencën e tij, deputeti socialist, Arben Malaj, ish- ministër i Financave në kohën e qeverisjes socialiste, u shpreh kundër realizimit të buxhetit të 2007-s. Sipas Malajt, ritmet e rritjes së të ardhurave gjatë këtij viti janë ndaluar dhe se nuk janë plotësuar objektivat e qeverisë për 2007-n. Sipas tij, shumë nga këto objektiva s’janë realizuar dhe kanë bërë që një pjesë e mirë e investimeve të mos realizohen. Po ministri Bode ka theksuar se buxheti i vitit 2007 konfirmoi një stabilitet të qëndrueshëm makroekonomik të vendit në kushtet e një krize jo të vogël që përfshiu tregjet evropiane dhe ato botërore, një krizë e cila u përkthye në ekonomi me një presion për të rritur nivelin e inflacionit dhe kjo ndodhi në shumë vende të tjera të rajonit, të Evropës dhe të botës, si dhe me një ngadalësim të rritjes ekonomike në shkallë globale. “Përballë këtyre fenomeneve të ekonomisë botërore, ekonomia shqiptare konfirmoi një vitalitet të brendshëm të saj, ndërsa u mundësua një rritje ekonomike me më shumë se 6 % e PBB–së", - theksoi ministri Bode. Sipas tij, kjo rritje ekonomike u bazua në rritjen e prodhimit industrial dhe në rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte.
Ministri Bode sqaroi më tej se për sa i takon sferës monetare, zhvillimet kanë qenë të qëndrueshme dhe politikat e ndjekura dhe të miratuara edhe nga bordi i Bankës së Shqipërisë, por edhe të mbështetura nga qeveria dhe Kuvendi, mundësuan që gjatë vitit 2007 inflacioni të jetë në nivelin 2.9 %, pra rreth atij objektivi që ka vendosur Banka e Shqipërisë, ndërsa shtoi se ky inflacion u mbajt në këto parametra në një kohë kur në vendet e tjera të rajonit është të paktën 2 herë më i lartë dhe kur vendet e zhvilluara dëshmuan po ashtu një rritje të nivelit të inflacionit. Për të mbështetur këtë nivel inflacioni, Banka e Shqipërisë ka bërë disa ndërhyrje në nivelin e normës bazë të interesit, 3 herë gjatë vitit 2007, për të fiksuar nivelin 6.25 % si norma bazë.
"Të gjitha këto kanë mundësuar atë që thamë pak më parë, stabilizimin e nivelit të çmimeve në treg dhe njëkohësisht lejimin e ekonomisë që të zhvillohet në kushte normale pa asnjë lloj turbulence", - nënvizoi ministri Bode. Ndërkohë Bode theksoi se në vitin 2007 në sektorin e jashtëm pati një bilanc pozitiv të pagesave, duke rezultuar me një suficit prej 49 milionë euro si bilanc i përgjithshëm i pagesave. Sipas tij, eksportet u rritën me 25 %, pra me një rritje shumë më të lartë nga rritja ekonomike e vendit dhe kjo përbën një lajm gjithashtu të mirë me zhvillimet e brendshme të ekonomisë shqiptare, ndërsa theksoi se eksporti i shërbimeve dhe turizmit ishin dy nga elementët më kryesorë që dhanë këtë ritëm të lartë rritjeje. Ministri sqaroi se në vitin 2007 në sektorin e jashtëm pati një bilanc pozitiv të pagesave, duke rezultuar me një suficit prej 49 milionë eurosh si bilanc i përgjithshëm i pagesave. Ai tha se investimet e huaja direkte po ashtu gjatë vitit 2007 patën një rritje prej rreth 80 për qind, të krahasuar me vitin 2006. Kemi një zhvillim pozitiv në tregun e punës. Raportohet një nivel papunësie prej 13.2 %, pra një rënie në krahasim me një vit më parë, në mënyrë të dukshme dhe një rritje të nivelit të pagave në administratën publike dhe sektorin privat prej rreth 17 %, çka përbën një zhvillim shumë pozitiv për të mbajtur lart nivelin e kërkesës në kushtet kur ekonomia performon mirë nga pikëpamja e konkurrueshmërisë edhe në tregun rajonal. “Sa i takon zhvillimeve brenda për brenda buxhetit, do të njoftoja që të ardhurat në buxhetin e shtetit janë realizuar në masën 95.83% ose 251.6 miliardë lekë të ardhura në buxhet. Janë rreth 22.2 miliardë lekë më shumë në krahasim me një vit më parë. Sigurisht që ritmin më të lartë të rritjes e kanë të ardhurat të ardhurat tatimore dhe doganore, që grumbullohen nga administrata qendrore përfshirë edhe kontributin e Sigurimeve Shoqërore. Ato janë realizuar në masën 98 % të programit dhe janë 14 % më të larta se të ardhurat e realizuara në vitin 2006, që dëshmon një rritje shumë të mirë, duke marrë në konsideratë faktin që viti 2007 ishte viti kur u zbatua një ulje e një sërë taksave, ku vetëm Kontributi i Sigurimeve Shoqërore u ul me 10 pikë përqindje”, - ka bërë me dije Bode.