BSH-ja nis konkursin “Çmimi i Guvernatorit për diplomën më të mirë 2008”
Në vijim të traditës së saj disavjeçare, edhe këtë vit, Banka e Shqipërisë do të organizojë konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për diplomën më të mirë 2008”. Sipas BSH-së, në këtë aktivitet janë të ftuar të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës që fokusohen në çështje të lidhura me veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, sistemin bankar shqiptar ose ekonominë shqiptare në përgjithësi, të gjithë studentët shqiptarë që pritet të diplomohen gjatë vitit 2008 në institucionet akademike brenda dhe jashtë vendit, në nivel universitar dhe pasuniversitar (gradë masteri, doktorature etj.). Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë çmim prej vitit 2006, ku çmimi i parë vlerësohet 250.000 lekë, çmimi i dytë 200.000 lekë dhe çmimi i tretë 150.000 lekë.