E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamentarët serbë mblidhen në Mitrovicë më 17 shkurt

Mitrovicë-Ditën e festimeve për një vjetorin e pavarësisë së Kosovës, parlamenti serb pritet të mbajë një seancë në Mitrovicë, si sfidë ndaj institucioneve kosovare. Më shumë se 250 deputetë serbë do të udhëtojnë të martën drejt veriut të Mitrovicës, për të rikonfirmuar mbështetjen për serbët e Kosovës.

Kryetarja e parlamentit serb, Slavica Djukic-Dejanovic, ka thënë se mbajtja e seancës në veri të Mitrovicës do të bëhet pas kërkesës së kryetarëve të komunave paralele serbe të Kosovës. Ajo ka thënë se transporti për në Zveçan tashmë është siguruar, dhe do të zgjasë 5 orë rrugë me makinë nga Beogradi.

Nga ana tjetër, qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë plan për një rast të tillë. Zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk mund të përgjigjet cili është plani, ndaj pyetjeve hipotetike nëse do të lejohen deputetët serb të hyjnë brenda Kosovës apo jo. Sipas tij, parlamentarët serbë do të lejohen të hyjnë në Kosovë si qytetarë por jo si zyrtarë shtetëror.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, bëri thirrje disa ditë më parë për djegien e pikave kufitare në veri të Kosovës, më 17 shkurt. Krerët e lartë shtetëror dhe përfaqësues ndërkombëtar kishin kritikuar deklaratat për dhunë që vinin nga Beogradi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›