E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosmarrëveshjet, shqiptarët rrezikojnë Strugën

Strugë - Mosmarrëveshjet midis partive politike shqiptare në Maqedoni bëjnë që Struga të rrezikojë drejtimin nga ana e tyre dhe të kalojë në dorën e palës maqedonase. Edhe pse ende asgjë nuk është shpallur zyrtarisht, maqedonasit kanë premtuar se në rast humbjeje, do të bashkojnë votat kundër tre kandidaturave shqiptare që kanë dalë më vete. Për shqiptaret ne këtë komune kandidon Ramiz Merko, i BDI, Mendi Qyra i PDSH dhe Xhevdet Nasufi i Demokracise se Re. VRMO DPMNE ka si kandidat Sllavko Kotevski dhe nga Partia per Ardhmërinë Evropiane kandidon, Fijat Cankovski.

Duhet theksuar këtu se Struga ka një popullsi me shumicë shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›