E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeku: Situata në veriun e Kosovës nuk ndikon në Maqedoni

Ministri i FSK-së, Agim Çeku deklaroi se situata dhe zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës nuk reflektohen në Maqedoni.

"Këto zhvillime jo që nuk do të reflektohen në Maqedoni, por ato nuk reflektohen edhe në pjesën më të madhe të Kosovës. Këto ngjarje kontrollohen në mënyrë legjitime nga ana e KFOR-it", theksoi Çeku, gjatë qëndrimit sot në Shkup.

Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi theksoi se vendi i tij promovon procesin e paqes dhe dialogut si instrument i vetëm për paqe afatgjate dhe stabilitet në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›