Topalli:Gratë, vështirësi për të depërtuar në politikë

Për gratë shqiptare politika është një xhungël ku është e vështirë të depërtosh dhe të ecësh përpara. Kështu ka deklaruar kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në konferencë për progresin e grave në botë. Edhe pse shprehet se ajo vetë është një shembull i suksesit fermëror në politikë, e konsideron ambjentin si shumë të vështirë për gratë. Topalli më tej shtoi se nuk mund të ketë një demokraci perfekte nëse gratë nuk janë të përfshira në numër më të lartë në politikë.
Në raportin e bërë publik përgjatë konferencës nga përfaqësues të United Nations Women, vihet re se shumë shpesh gratë, në gjithë botën, vazhdojnë të përjetojnë padrejtësi dhunë dhe pabarazi në shoqëri. Kështu sipas raportit 51 % e grave punojnë në mjedise të paqëndrueshme dhe diferenca e pagave midis burrave dhe grave është 10 deri në 30 përqind.