E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, Dule: Qeveria përdori dy standarte për minoritetet

Për Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut qeveria ka përdorur dy standarte për minoriteret gjatë regjistrimit të popullsisë çka e bënë këtë proces të dështuar.

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut PBDNJ dhe përfaqësues të shoqatave të minoriteteve në Shqipëri thanë në një konferencë se ky proces ka pasur si synim tkurrjen statistikore të minoritetit në Shqipëri.

Kreu i organizatës OMONIA Vasil Bollano kërkoi numërim kombëtar për të dhënë një shifër të saktë të minoriteteve në vendin tonë.

Për PBDNJ-in e shoqatat e tjera munioritatre censusi në Shqipëri u solli një kosto të madhe shqiptarëve pasi nga ky proces u shpenzuan 14 milionë euro.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›