E Shtunë, 31 Tetor 2026

ela per ABC News LRI-ja kontribut te madh ne procesin zgjedhor

Lëvizja Rinore për Integrim ka arritur të realizojë synimet e saj, ndërsa ka përmbushur edhe të gjitha politikat e premtuara.

Kështu ka deklaruar në studion e “ABC News”, kreu i kësaj lëvizje, Ardit Çela, sipas të cilit, LRI-ja ka dhënë një kontribut të madh edhe në procesin zgjedhor.

Sipas tij, forumi rinor i një partie ka si synim të realizojë misionet që i caktohen dhe “LRI-ja është një forcë e re politike e mjaft aktive”.

“Por LRI-ja ka dhënë një ndihmesë të madhe edhe për maturën shtetërore”, vuri në dukje ai.

Lëvizja Rinore për Integrim u anëtarësua së fundmi në Internacionalen e Rinisë Socialiste, në Këshillin Botëror të IUSY-së, i cili u zhvillua në datat 25-31 korrik në Attersee të Austrisë.

IUSY, në motivacionin e vendimit të tij theksoi se profili, aktivizimi dhe kontributi politik i LRI-së edhe në nivel rajonal apo europian në bashkëpunim me forumet rinore është një vlerë e shtuar, si për IUSY-n ashtu edhe për konsolidimin e vlerave të social-demokracisë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›