Çelësi i binjakëve

Shumë filmbërës ndoshta edhe kanë ofenduar besimin, idetë, mendimet e viktimave të 11 shtatorit. Kjo sagë filloi që nga Michael Moore me filmin “Fahrenheit 9/11”, i cili aspak nuk u shqetësua që do të mund ta lëndonte dikë nga publiku për shkak se nuk ishte kujdesur aspak për ndjenjat e tyre.
“Extremely Loud & Incredibly Close”, edhe një film për këtë ngjarje, është i ndryshëm nga paraardhësit e tij sepse filloi atë ditë jo si një rast, por si një sakrificë personale, si reflektim për zinë kombëtarë, pra si kiç.
Bazuar në romanin e Jonathan Safran Foer, me regji të Stephen Daldry dhe me aktorët e rinj si Thomas Horn në rolin e Oskar Schell, një 11 vjeçar, babai i të cilit Thomas (Tom Hanks) vdes gjatë sulmit mbi Kullat Binjake.
Tregimi ka qenë edhe pretendent për Oskar, përderisa nëna e djali, Linda (Sandra Bullock) gati çdo javë viziton varrin e burrit Thomas.
Realisht filmi ka qenë kandidat për dy çmime Oskar dhe 7 çmime të tjera kinematografike.
E tëra fillon kur djaloshi 11 vjeçar, plot imagjinatë, zbulon një çelës që kishte fshehur babai i tij, përpara se të vdiste në sulmet terroriste mbi ‘Kullat Binjake’.
I vendosur për të zbuluar misterin, ai do t’i bjerë Nju Jork-ut kryq e tërthor në një rrugëtim të jashtëzakonshëm, ku do të takojë dhe ndryshojë jetët e shumë njerëzve.
I adaptuar në mënyrë të përkryer nga Eric Roth si skenar, i cili kishte bërë edhe skenarët e “Forrest Gump” dhe “The Insider”, filmi kthehet në misterioz që prezantohet nga një çelës që gjendet në një zarf dhe ka nja fjalë që shkruan në të “Black” (zi).
Ai po ashtu është një zgjidhje e lehtë që e gjen te një bravandreqës, rizgjidh enigmën “black”, që është emri i dikujt dhe ky dikush mund të jetë i njohur për babanë e tij.
Por, përpjekjet e Thomas nuk do të zgjasin në pafundësi dhe ai do të gjejë enigmën e këtij çelësi.
Mirëpo, ky është një rol i pamundshëm i një filmi të pamundshëm që nuk ka asnjë arsye të mos jetë një tjetër film për një pop-kulturë, për një traumë me të cilën nuk kemi guxim të përballemi. Në të vërtetë: “Extremely Loud & Incredibly Close” nuk flet për 11 shtatorin. Ai flet për impulsin e tharë të asaj dite duke specifikuar një emocion të gjithëmbarshëm për të gjithë, i cli emocion është: mërzia, vetmia dhe lumturia.
----------
Extremely Loud & Incredibly Close
Aktorë: Thomas Horn, Tom Hanks, Sandra Bullock, John Goodman, Dennis Hearn, Viola Davis, etj...
Regjia: Stephen Daldry; Skenari: Eric Roth, Jonathan Safran Foer.