E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli s’mund të blejë nga Swansea

Kryetari i Swanseas, Huw Jenkins ka konfirmuar se marrëveshja për kalimin e menaxherit Brendan Rodgers në Liverpool përfshin një dëmshpërblim për “mbrojtjen e futbollistëve”, që nënkupton se klubi nga Anfield nuk do të ketë të drejtë transferimi të një lojtari të tyre për dymbëdhjetë muaj.

Rodgers iu bashkua Liverpoolit pas arritjes së marrëveshjes së kompensimit me vlerë prej 7 milionë funtesh.

“Ne duhet të kemi mbrojtje, që është gjëja e duhur”, tha Jenkins për BBC, pas spekulimeve se Rodgers mund të kërkoj futbollistë të Swanseas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›