Martin Schultz i beson Qipros

Kryetari i Parlamentit evropian, Martin Schultz, i cili ndodhet për vizitë në Nikozi, shpreson se kryesimi gjashtëmujor i radhës BE-së nga ana e Qipros, që fillon prej 1 korrikut, do të jetë i suksesshëm.
"Jam i bindur se kryesimi qipriot do të jetë mjaft i mirë", tha Schultz, pas bisedave me presidentin qipriot, Dimitris Hristofias dhe shtoi se e një rëndësie të madhe është përmbajtja me të cilën do të përmbushet kryesimi.
Ai theksoi se për momentin BE-ja është e përballur me sfida dhe probleme të mëdha, të cilat janë të lidhura me euron, ardhmërinë e disa vendeve nga eurozona, si Greqia dhe Spanja dhe zgjidhjen e problemit me papunësinë e të rinjve.
"Gjatë gjashtë muajve në vijim të vitit duhet të sillet vendim për gjendjen financiare të BE-së për periudhën e viteve 2014-2020, ndërkaq që për atë ka mendime të ndryshme", shtoi Schultz.