E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet Festivali Folklorik Mesdhetar

Ka hapur siparin dje në qytetin bregdetar Festivali Folklorik Mesdhetar "Vlora 2009". Për të pestin vit radhazi, ky festivali i ideuar nga Qendra Kulturore Vlorë dhe financuar nga bashkia e qytetit vjen si promovim i resurseve turistike të Vlorës, argëtimit të qytetarëve të saj dhe turistëve, e mbi të gjitha vjen si promovimin i vlerave kulturore e folklorike, të trashëgimisë kulturore të grupeve folklorike pjesëmarrëse. Simbol i festivalit do të jetë një anije me vela që shërben si urë e komunikimit dhe e bashkëpunimit midis popujve të Mesdheut. Festivali do të mbahet për pesë ditë deri në 5 gusht. Artistët e 14 grupeve folklorike në këto pesë net do të performojnë në 3 skena të stacionuara në zona të ndryshme të qytetit, e konkretisht në sheshin "Pavarësia", sheshin e Flamurit, si dhe te këndi i lojnave "Aulona". Organizatorët, të cilët janë Bashkia Vlorë, Qendra Kulturore Vlorë dhe Shoqata "Alb-Mediterraneo" kanë ftuar të marrin pjesë 14 grupe folklorike. Një grup nga Bosnjë, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, dy grupe nga Maqedonia, dy grupe folklorike nga Turqia, 2 nga Italia dhe grupi shqiptar folklorik Labëria. Drejtori i festivalit, Istref Dobi, ka uruar mirëseardhjen në natën e parë të këtij evenimenti kulturor.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›