Atentat me kallashnikov në Shkodër
Një person që po udhëtonte me mjetin e tij është qëlluar me automatik por ka mundur të shpëtojë pa u dëmtuar. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i spitaleve ku shtetasi, ku A.B ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij.
Sipas dëshmitarëve okularë, një person që ka qenë duke ecur në këmbë ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të mjetit ku ndodhej. Armën ai e kishte fshehur nën xhupin që mbante veshur.
Mjeti ka lëvizur dhe disa metra dhe ka ngecur para derës së spitalit , ndërsa drejtuesi i tij ka mundur të dale dhe të largohet me vrap. Mësohet se autori nuk e ka ndjekur por është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes e shkakut të saj.
Anila Dushi