E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagoset një 25-vjeçar

Shkodër

SHKODËR – Një  25-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë ndërsa është identifikuar dhe kapur autori. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani ku M.Thani 20 vjeç është plagosur në këmbë. Sipas policisë, autori i kësaj ngjarjeje dyshohet se është Lulzim Tuli 25 vjeç nga Shkodra i cili është arrestuar.

Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur pasi i plagosuri në gusht të vitit të kaluar ka kanosur me armë zjarri një shtetas dhe për këtë më është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë, në vendkalimin kufitar Qafë Thanë.

Për këtë ai ka akuzuar Tulin duke pretenduar se ai e kishte paditur dhe për këtë i ka kërkuar si kompensim një shumë parash. Refuzimi nga 25-vjeçar për ti dhënë paratë e kërkuar, ka rindezur konfliktin që ka sjellë dhe plagosjen në këmbë të Thanit.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›